Ky është numri i personave të vaksinuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

48

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar numrin e personave që janë vaksinuar në vendin tonë kundër koronavirusit.

Manastirliu shpjegon se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 14880 qytetarë, duke e çuar numrin e e të vaksinuarve në Shqipëri në 221588.

Ndërkaq, po sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 9 persona nga COVID-19, teksa janë konfirmuar  141 raste të reja nga 2334 teste të kryera.