La pas vajzën 8 vjeç / U vra me çifte nga ish-kunati mbrëmë në Bathore, del FOTO e viktimës

230

Ditën e sotme u zbuluan të tjera detaje nga vrasja e ndodhur një natë më parë në rrugën ‘Apollonia’ në zonën e Bathores në kryeqytet.

Viktima ishte e ndarë nga bashkëshorti (vëllai i autorit), me të cilin kishte një vajzë 8 vjeçe, e cila ndodhet tashmë tek familjarët e Jetmirës.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli për të kapur autorin e vrasjes.

Hasani kishte urdhër mbrojtje nga ish-kunati i saj, Agron Tanushi.

Ky i fundit e qëlloi ish-kunatën e tij me armë zjarri dhe u largua nga vendngjarja menjëherë pas krimit.

Shkak i vrasjes janë përplasjet për motive pronësie pasi viktima dhe autori jetonin në një banesë.

Ndërkohë, ka dalë edhe fotoja e viktimës, Jetmira Hasani:

NË FOTO: VIKTIMA JETMIRA HASANI

(Descript.al)