LAJM I FUNDIT / Aksident masiv te kryqëzimi i Laprakës, përplasen 4 makina, 3 prej tyre drejtoheshin nga femra (FOTO)

269
FOTO ILUSTRUSE

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme te kryqëzimi i Laprakës në kryeqytet, ku 4 makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Sipas asaj që raporton newsbomb, fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërkohë që mësohet se 3 nga drejtuesit e mjeteve ishin gra, ndërsa në makina kishte edhe fëmijë të vegjël.

Qarkullimi është vështirësuar për makinat e tjera, megjithëse rruga nuk është bllokuar plotësisht.

Ndërkohë, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.