LAJM I FUNDIT / Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes në krye të detyrës elektricisti në Dibër

204
FOTO ILUSTRUESE

Një elektricist ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në fshatin Hotesh të Dibrës.

Elektricisti me inicialet Y.LL dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa ishte duke punuar dhe për pasojë ka humbur jetën menjëherë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 14.10, është marrë informacion se në fshatin Hotesh, Dibër, është konstatuar nga banorët e zonës, pa shenja jete shtetasi Y. Ll, elektricist, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike” – njofton Policia.