LAJM I FUNDIT / Breshëri automatiku tronditin fshatrat e Fierit dhe Vlorës, alarmohen banorët

332

Breshëri armësh janë dëgjuar rreth orës 20:00 në fshatrat e Njësisë Administrative Novoselë, duke alarmuar policitë e qarqeve të Fierit dhe Vlorës.

Patrullat e Policisë së Vlorës po kontrollojnë zonën në Bishan dhe Poro, por deri tani nuk janë konstatuar gëzhoja të armëve dhe sipas informacioneve të shtënat mund të kenë ardhur nga krahu i Fierit.

Patrulla janë ngritur edhe në Fier, ndërsa të dhënat e tyre thonë se të shtënat mund të jenë në Vlorë, ndaj mbetet e paqartë ku pati breshëri armësh konkretisht.

Banorë pranë urës së Mifolit që ndan qytetin e Fierit dhe Vlorës kanë dëgjuar breshëri automatiku, por nuk kanë arritur të konstatojnë se nga vinin.