Lajme të mira për aplikantët e lotarisë amerikane/ Biden katërfishon numrin e pranimit të refugjatëve

159

Presidenti Joe Biden deklaroi zyrtarisht të hënën numrin maksimal të pranimit të refugjatëve i cili pritet të jetë 62,500 këtë vit, 4 herë më i lartë se vendimi i Donals Trump.

Agjencitë në mbrojte të refugjatëve kanë pritur që Biden të katërfishojë numrin e refugjatëve të lejuar në Shtetet e Bashkuara këtë vit që nga 12 shkurt, kur një propozim presidencial u paraqit në Kongres duke thënë se ai planifikonte ta bënte këtë. Të hënën Biden tha se ai së pari duhej të korrigjonte kriteret e rrepta të pranimit të vendosura nga Trump që kishin mbajtur larg shumicën e refugjatëve. Ai e bëri atë muajin e kaluar me një vendosmëri emergjente. Por gjithashtu deklaroi se kufiri i Trump me deri në 15,000 refugjatë këtë vit “mbetet i justifikuar nga shqetësimet humanitare që janë në interesin kombëtar”.

Ky veprim solli kundërshtime të ashpra pasi administrata nuk po merrte të paktën një hap simbolik për të autorizuar hyrjen e më shumë refugjatëve këtë vit në Shtetet e Bashkuara. Demokrati i dytë më i lartë në Senat, Dick Durbin nga shteti Illinoi, e quajti kufirin fillestar “të papranueshëm” dhe brenda disa orësh Shtëpia e Bardhë bëri një korrigjim të shpejtë.

Administrata u zotua të rrisë kufirin historikisht të ulët deri në 15 maj  por ndoshta jo deri në 62,500 refugjatë siç kishte premtuar më parë presidenti Biden. Në fund, presidenti Biden ra dakord përsëri për atë shifër. Presidenti tha se mori informacione shtesë që e bënë atë të nënshkruante vendimin për ta çuar kufirin në 62,500 refugjatë.

“Është e rëndësishme të ndërmarrim këtë veprim sot për të hequr çdo dyshim në mendjet e refugjatëve në të gjithë botën që kanë vuajtur kaq shumë dhe që mezi presin të fillojnë jetën e tyre të re,” deklaroi presidenti Biden para nënshkrimit të vendimit të sotëm. Presidenti Biden tha se kufiri i vendosur nga Trumpi “nuk pasqyroi vlerat e Amerikës si një komb që mirëpret dhe mbështet refugjatët.” Por ai e pranoi “të vërtetën e trishtuar” se Shtetet e Bashkuara nuk do të përmbushin kufirin prej 62,500 refugjatësh deri në fund të vitit fiskal në shtator, duke pasur parasysh pandeminë dhe kufizimet e kapaciteteve për sistemimin e refugjatëve.

Presidenti Biden tha se ishte e rëndësishme të ngrihej kufiri i numrit të refugjatëve për të treguar “angazhimin e Amerikës për të mbrojtur më të prekshmit dhe për të qëndruar si një fanar i lirisë në botë”.

Urdhri gjithashtu i hap rrugën presidentit Biden për të rritur kufirin në 125,000 refugjatë për vitin fiskal 2022 që fillon në tetor.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se po punohet për të përmirësuar aftësitë e Shteteve të Bashkuara për të shpejtuar procedurat në mënyrë që të pranohen sa më shumë refugjatë të jetë e mundur duke respektuar kufirin e ri. Që nga 1 tetori i kaluar, pak më shumë se 2,000 refugjatë janë pranuar në Shtetet e Bashkuara./APNews

Descript.al