Lajmi i trishtë, ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, Guljelm Radoja

365

Është ndarë në moshën 75 vjeçare aktori i njohur shqiptar, Guljelm Radoja.

Aktori prej disa javësh ishte në luftë me virusin COVID-19, ndërsa një ditë më parë ai u transportuar për në spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Por nuk ka mundur dot që të fitojë këtë betejë.

Artisti Guljelm Radoja (1945, Shkodër) ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në  vend. Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë” apo edhe te , “Gjurma”, “Mësonjëtorja”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” etj. Ai ishte  nderuar me titullin “Artist i Merituar”.