“Lamtumirë shoku ynë”, arti shqiptar në zi, ndërron jetë nga koronavirusi artisti i mirënjohur

3880

Një nga muzikantët më të talentuar dhe më të njohur shqiptarë mësohet se ka ndërruar jetë pas infektimit me koronavirus. Artur Kruja, një kitarist i cili solli ndryshime në muzikën e viteve ’90 në Shqipëri nuk ja ka dalë të mbijetojë pasi u prek me covid-19.

Artisti është dërguar gjithashtu në Turqi për një mjekim për të specializuar megjithatë ai ka humbur jetën në moshën 64 vjeçare. Lajmin e hidhur e kanë dhënë miqtë në rrjete sociale, duke shprehur dhimbjen e tyre dhe duke kujtuar muzikantin.

“Keqardhje për Turin e mrekullueshëm me të cilin kam kujtime shumë të bukura, një nga pjestarët e grupit X, muzikant i talentuar dhe me botë shpirtërore shumë pozitive. Do të mbaj mend për humorin tënd të spikatur dhe për atmosferën që krijoje në grup. Lamtumirë shoku ynë e ngushëllime familjes”, shkruan këngëtari Dashnor Diko në ‘Facebook’. /Descript.al/