Lautaro Martinez drejt Spanjës, gati kalimi te rivalët përjetshëm të Barcelonës

69

E ardhmja e sulmuesit argjentinas të Inter Lautaro Martinez mund të jetë te Real Madrid.

Prej muaj flitej për një kalim të tij te Barcelona, por në asnjë rast mes Interit dhe Barcelonës nuk është arritur një marrëveshje ekonomike.

Sipas medias italiane “Sportmediaset”, agjentët e futbollistit kanë arritur marrëveshje për transferimin e Martinez te Real Madrid.

Edhe në zyrat e zikaltërve, ky zhvillim shihet pozitivisht, pasi synojnë që të marrin nga Real Madrid shumën e rreth 50-60 milionë euro dhe të mos paguajnë për kartonin e Achraf Hakimi, i cili u bashkua me italianët në këtë merkato për 40 milion euro.