Përmbytjet e ditëve të fundit që sollën probleme në infrastrukturë, përmbytje shtëpish, të mbjellash e të tjera, u shoqëruan edhe me akuza politike.
Një ndër ta ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzoi kryeministrin Rama se përmbytjet nxorën në pah problemet me rrugët e ndërtuara nga Rilindja, duke postuar një foto që në fakt nuk është në vendin tonë.
Duke dashur të akuzojë Ramën, Berisha ka rënë ‘pre’ e postimit të tij. Fotoja që ka publikuar Berisha bën fjalë për një nga rrugët në Kosovë, më saktësisht në Malishevë.
Postimi i Berishës
Mediat austriake publikojne foto dhe tallen me rruget e Edvin Hajdutit!
Ato asfaltohen jashte çdo standarti duke duke hedhur asfalt shkel e shko mbi, kurse fondet e shtresave nen asfalt vidhen dhe ndahen me pushtetare! Kjo eshte nje foto e publikuar ne mediat austriake. Sb.