Lëvizte në qytete të ndryshme për të vjedhur makina, por këtë herë dibranit i shkon huq

215
ilustruese

Një person me inicialet S.G është arrestuar pasi akuzohet për grabitjen e disa automjeteve në qytete të ndryshme të policisë.

Burime të policisë bëjnë me dije se autori lindur në Dibër dhe banues në Tiranë është kapur teksa po tentonte të grabiste një tjetër automjet.

“Nga ana seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë në Shijak, pas një pune operative dhe me metoda speciale u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit S.G. lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas mendohet që është autor i disa vjedhjeve të automjeteve, të ndodhura në Shijak Durrës dhe në rrethe”, thuhet në njoftim.