Luana dhe Krenari tashmë gati të hedhin hapin e radhës

76

Moderatorja Luana Vjollca prej kohësh është përfolur se është në një lidhje dashurie me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë gjë. Luana është shprehur gjithmonë se nuk do të flasë për jetën private sepse ajo i përket vetëm asaj.Mirëpo, Shqipëria është një vend kaq i vogël dhe sekretet nuk zgjasin gjatë. Edhe pse herë pas here është aluduar se Luana dhe Krenari janë ndarë, dyshja vazhdojnë të realizojnë planet e tyre në heshtje të plotë.

Së fundmi “Prive” ka mësuar se çifti kanë finalizuar një kontratë për blerjen e një aprtamenti luksoz në Prishtinë. Ata kanë zgjedhur që të blejnë një shtëpi një lagjen Arbëria në kryeqytetin e Kosovës dhe thuhet se shtëpia e tyre shtrihet në një sipërfaqe të konsiderueshme e ka një pamje të bukur të Prishtinës.Ndërkohë Tirana vazhdon të jetë qendra kryesore e jetës dhe punës për çiftin. Përveç angazhimeve profesionale të Luanës, edhe Krenari po shtrin disa prej bizneseve të tij në kryeqytet që i ka dhe në Prishtinë.