Lulzim Basha në Vorë: Do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve

58

Lulzim Basha është ndalur pasditen e sotme në Vorë, ku u ka kërkuar demokratëve të kësaj zone që të votojnë ndryshimin në datën 25 prill.

Nuk janë zgjedhjet për partitë politike, por shqiptarët, që kanë dy rrugë, ose edhe 4 vite dështim ose Shqipëria ndryshon, Shqipëria fiton. Shqipëria fiton duke votuar numrin 9. Në 25 prill ta largojmë me votën e shqiptarëve të bashkuar, sepse është në dorën tuaj dhe tonë. Demokratë dhe socialistë, ka vetëm një alternativë, votoni numrin 9, do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve.” tha Basha.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.