Lulzim Basha pretendon të bëhet kryeministër/ Me gruan në makinë pa rrip sigurimi, a nuk duhet të gjobitet kreu i PD-së ?

176

Aurela Basha, bashkëshortja e Lulzim Bashës publikoi ditën e sotme një foto në rrjetet sociale ku shfaqet së bashku me kryedemokratin Basha, teksa ku i fundit është duke i dhënë makinës. Por ajo që bie në sy në këtë foto është mungesa e rripit të sigurimit e cila nuk është vendosur nga ana e Bashës. Teksa bashkëshortja e tij iu uron të gjithëve për një fundjavë të këndshme kryedemokrati i jep makinës pa rripin e sigurimit, e  cila është e detyrueshme me ligj sipas rregullave të Kodit Rrugor.

Sipas Kodit Rrugor mos vendosja e rripit të sigurimit mund të gjobitet deri në 15 mijë lekë (të reja).  Kryedemokrati Basha pretendon të bëhet kryeministër i vendit pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe ka premtuar shpesh zbatimin e ligjit, por në këtë rast ka bërë të kundërtën. Në këtë rast nëse ligji do të zbatohej për të gjithë sicc ka premtuar edhe vetë Basha kur të vijë në pushtet atëherë kryedemokrati do të duhej të gjobitej.