Macron mbyll një nga shkollat më elitare franceze

74

Presidenti Emmanuel Macron ka njoftuar se një nga kolegjet më elitare të Francës, Ecole Nationale d’Administration (ENA), do të mbyllet.

Një diplomë nga ENA ka qenë pasaporta për të arritur në nivelet e sipërme të politikës franceze për breza të tërë. Në këtë shkollë ka studiuar vetë Macron dhe ish-presidenët François Hollande dhe Jacques Chirac.

Kjo është aryseja pse ky kolegj është bërë shënjestër e zemërimit të popullit ndaj elitizmit, shkruan BBC.

Provimet e pranimit janë jashtëzakonisht të vështira dhe diplomimi nga ENA dominohet nga studentë me prejardhje të privilegjuar. Ai pranon më pak se 100 studentë në vit.

Duke folur nga qyteti i Nantes, Macron deklaroi se ka ardhur koha për të hapur dyert e kolegjeve më të larta për studentët me prejardhje modeste.

Ai shprehu keqardhje për gjendjen aktuale të diferencimeve sociale në Francë, duke thënë se është më keq se 50 vite më parë.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.