Mafia italiane në Tiranë?! Zbardhen përgjimet, flitet për pallate dhe tendera në shëndetësi. Del edhe emri i Erion Veliajt

428

Antimafia e Katanzaros në Itali ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz në Itali ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet që përfaqësuesit e klaneve kriminale kanë dhënë për të përfituar leje ndërtimi në Tiranë.

Operacioni, i cili dërgoi në pranga edhe shtatë shqiptarë, ka nxjerrë në pah edhe implikimin e një ish-polici italian i cili merr përsipër të ndërhyjë për përfitimin e lejeve të ndërtimit dhe koncesioneve në Shqipëri përmes lidhjeve që thotë se ka në disa ministri dhe në administratën shtetërore në Tiranë. Ish-nëntenenti i Guardia di Finanza Italiane që kishte lidhje në Shqipëri është arrestuar ndërsa janë nën hetim disa politikanë kalabrezë me interesa sipërmarrje në Shqipëri si dhe një europarlamentar.

Përgjimet kanë zbuluar aferën e invetimeve për ndërtimin e një grataçele shumëkatëshe në Tiranë me kusht pagesën e 20% të kuotës për të fituar lejen. Mes bisedave të përgjuara, të cilat Ora News i ka siguruar, janë ato ku sipërmarrësit Antonio Gallo dhe Antionio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto. Biseduesit aludojnë lidhjet me një person mjaft pranë kryetarit të bashkisë së Tiranës ndërkohë që vetë Claudio Larusa pohon se ka takuar me e kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ku çmimet e shitjes për një metër katror shkojnë deri në 2-3 mijë euro në qendër të qytetit në zonën pranë pallatit të kulturës.

Pjesë nga biseda e datës 28 tetor 2017 ora 9.24 min e 37 sec, kohëzgjatja 5 minuta e 09.

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Gallo: Nuk e di por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Gallo: Po ka shkuar.

Brutto: Si një muaj… një muaj

Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik ti çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.

(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)

LEXO EDHE:

VIDEO-Itali/Mashtrim në vlerën e 250 mln eurove, arrestohen 7 shqiptarë (Emrat)