Mamaja e alkoolizuar përplas të bijën me makinë dhe e tërheq zvarrë rreth 100 metra

65

Mamaja e alkoolizuar përplasi vajzën së saj me makinë dhe e tërhoqi zvarrë për rreth 100 metra. Dale Palmer po drejtonte një automjet të tipit Toyota Starlet pas festës së ditëlindjes së djalit të saj 21-vjeçar përpara se ajo të godiste vajzën e saj Keely në orët e para të së dielës. Ajo dyshohet se e tërhoqi Keely zvarrë nën makinë edhe pse ishte akoma e vetëdijshme ndërsa vajza e saj ‘bërtiste nga agonia’.

Shërbimet e urgjencës nxituan në vendin e ngjarjes dhe gjetën 27-vjeçaren të bllokuar nën makinë. Policia thotë se u desh ndihma e shërbimeve urgjente për më shumë se një orë për të qenë në gjendje ta lirojnë.

Keely u dërgua në spital në një gjendje të rëndë me dëmtime serioze në duar dhe këmbë pas incidentit në Caringbah, Sidnei, Australi. Palmer, 58 vjeç, u arrestua në vendin e ngjarjes dhe u akuzua, por më vonë u lirua me kusht dhe pritet të paraqitet në gjykatë të mërkurën. Kryeinspektori i policisë Gary Ford tha se mbetet e paqartë se si ndodhi ngjarja./Daily Mirror

Descript.al