Manastirliu publikon grafikun, ja ku renditet Shqipëria për ritmin e vaksinimit

57

Shqipëria renditet si shteti  i parë në Ballkan sa  i përket vaksinimit kundër covid-19, të popullatës dhe mbi mesataren e Bashkimit Evropian.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes rrjetit social Facebook, ka publikuar grafikun e “Our world in Data” në të cilin paraqitet krahasimi  i ritmeve të procesit të vaksinimit në Shqipëri me vendet e rajonit dhe Bashkimin Evropian.

Manastirliu shprehet se vaksinimi nuk do të ndalet deri kur të realizohet plani, për gjysmë milion të vaksinuar brenda majit dhe të gjithë popullatës brenda pranverës të vitit të ardhshëm. 

Postimi plotë:

Grafikët tregojnë një krahasim të ritmeve të vaksinimit të popullatës mes Shqipërisë, vendeve të rajonit dhe vendeve të BE.
Ne nuk do të ndalemi për asnjë moment në fushatën tonë të vaksinimit masiv, deri kur të realizojmë planin tonë: gjysmë milioni shqiptarë brenda majit, e gjithë popullata brenda pranverës së vitit të ardhshëm.
#ShqipëriaBuzëqesh
*Burimi: Our World in Data