Manastirliu thirrje të rëndësishme për të prekurit me koronavirus: Mos shkoni shumë vonë në spital

102

Duke folur gjatë seancës parlamentare gjatë ditës së stome, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje personave të prekur nga COVID-19 që të mos shkojnë vonë në spitale.

Ajo tha se personat e prekur nga COVID-19, të cilët kanë një gjendje të rënduar duhet të shkojnë në spital dhe të mos dëgjojnë ata që thonë se nuk ka shtretër.

“Më lejoni të bëj një parashtrim të situatës së epidemisë Covid në vendin tonë duke prezantuar masat e marra deri më sot dhe duke vënë përpara një ekspoze të punës sonë dhe për muajt e vështirë për të cilët po përgatitemi. Do kisha dalë paera jush si ministre e shëndetësisë në kohë paqjeje. Kjo pandemi nuk e gjeti shëndetësinë në grahmat e fundit ashtu si ishte në vitin 2013. Në çdo fazë të kësaj pandemie kemi ecur sipas strategjive të hartuar nga ekspertët më të mirë në vend.

Mos ejani vonë në spitale. Mos dëgjoni ata që thonë se nuk ka shtretër dhe mjekët nuk iu shërbejnë. Nuk e bëjnë për ju. E bëjnë për pushtetin e tyre. Është koha për të besuar ekspertët dhe mjekët. Ajo që na duhet në këto momente është solidariteti, zbatimi i rregullave, ruajtja e distancës dhe higjienës”, tha ministrja.