Marrëdhëniet e tensionuara/ Rusia ndërpret bashkëpunimin me Ukrainën në fushën e turizmit

56

Ministria e Jashtme ruse njoftoi të mërkurën se marrëveshja për bashkëpunimin në turizëm me Ukrainën ka përfunduar, raporton Anadolu Agency.

“Më 12 maj 2021, marrëveshja midis Qeverisë së Federatës Ruse dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës për bashkëpunimin në fushën e turizmit, e nënshkruar në Kiev në 16 korrik 1999, u ndërpre”, tha ministria.

Procedura e përfundimit të marrëveshjes u nis më 31 mars nga qeveria ukrainase nën një linjë të përbashkët për tërheqjen nga marrëveshjet me Rusinë dhe Komonuelthin e Shteteve të Pavarura dhe kthimin e saj në “rrugën evropiane”.

Kievi e motivoi vendimin e tij për të përfunduar marrëveshjen për turizmin nga “mungesa e bashkëpunimit në këtë industri dhe mungesa e perspektivave për krijimin e një bashkëpunimi të tillë”.

Deri në vitin 2014, Ukraina renditej e 12-ta në rang global për numrin e vizitave turistike, dhe në vitin 2013, rreth 24.6 milionë njerëz vizituan vendin, me 10 milionë prej tyre shtetas rusë.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016