“Marrshin nga jeta atë që meritojnë”, ish bashkëshortja e partnerit e turpëroi publikisht, Fjolla Morina më e dashuruar se kurrë me biznesmenin

128

Fjolla Morina bëri publike lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin familjar pak ditë më parë duke i habitur të gjithë. Mediat kosovare kishin shkruar më herët për romancën e saj me Fisnik Sylën, mirëpo këngëtarja përgënjeshtroi lajmin duke ju kërkuar mediave të tregoheshin të kujdesshme dhe mos përfshinin në valle persona familjarë.

“E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik, çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në njëfarë pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Çfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjëra që dhe unë s’i dija! Por të shkruani me emër e mbiemër dikë i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua, kjo është keqdashje e pastër! Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë “show”. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup, ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë pas këtyre fjalëve ajo shprehur e dashuruar kokë e këmbë me Sylën dhe ai  i ka propozuar madje për martesë Fjollës, ndërsa kanë nisur edhe bashkëjetesën.

Së fundmi artistja ka ndarë të tjera pamje me partnerin e saj duke i dedikuar atij fjalët më romantike.  “Vendi më i lumtur në planet është ai me ty”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë që ka vendosur Morina në postimin e fundit në ‘Instagram’.

Pak ditë më parë Descript.al siguroi në mënyrë ekskluzive dhe reagimin e plotë të ish bashkëshortes së biznesmenit, e cila shprehu revoltimin në rrjete sociale.

Pershendetje per te gjithe juve miq e familjar, uroj te gjithe te jeni mire me shendett ! Deshta te ju falenderoj shume krejt ju qe me keni shkruar dhe me keni pyetur se si po ndihem pas kesaj qe po ndodh me ish martesen time!! Duke qene se spo mundem te pergjigjem gjithsecilit e pash te udhes te shkruaj nje status ne fb me te cilin deshta te iu njoftoj te gjitheve se martesa ime ka mar fund duke i lene pas 10 vite martes dhe 12 vitee bashke, martesee nga e cila kam dy engjujj qe do t’i dua e t’i mbrojj e edukoj te mos shkojn ne rrugen e gabaur deri ne frymen time te funditt. Do te jem per ta aty ne çdo moment kurdo qe ata kane nevojë, do t’a dyfishoj dashurinë per ta !”Njeriu qenka me i fort se gurii”! Une do te vazhdoj te jetoj me e fortt se kurre sepse kam motiv shumee te fort ata jane familja ime djemtt e mii, prind e mi vellezerit motra dhe te gjithe ata qe me inkurajuan te mos thehem Dot perball kesaj fatkeqsie te shkaktuar nga njerezit ! Atyre qe e deshten shkatrrimin e familjes marshin nga jeta atë qe e meritojn!”, ka qenë statusi i saj. /Descript.al/