Masakroi 77-vjeçarin në Poliçan, Gjykata merr vendimin për Hamza Çelën, avokati: Është skizofren!

255

Gjykata ka vendosur ‘burg pa afat’ ndaj 37-vjeçarit Hamza Çela, i cili pasditen e së hënës masakroi për vdekje me thikë bashkëfshatarin dhe të afërmin e tij, 77-vjeçarin Ramadan Çela.

Mësohet që avokati Agron Mahmutaj është shprehur se 37-vjeçari është me raport mjekësor shenja të skizofrenisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Jaupas të Poliçanit, në rrethin e Skraparit, në shtëpinë e të ndjerit, i cili ndodhej vetëm në momentin e krimit makabër.

Autori dhe viktima kishin lidhje gjaku me njëri-tjetrin. 37-vjeçari u vu në pranga pak minuta pas krimit që kreu, teksa po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me këtë ngjarje makabre një dëshmi tronditëse kanë dhënë dhe të afërmit e të ndjerit. I afërmi i të moshuarit të ndjerë shtoi se trupi i tij ishte goditur me thikë, ndërsa gryka i ishte çarë, ku dhe autori i ka hequr edhe zemrën nga trupi.