Masat ndaj koronavirusit/Ja deri kur do qëndrojë i mbyllur kufiri i Shqipërisë me Greqinë

117

Greqia do të vijojë të mbajë mbyllur kufirin me Shqipërinë.

Këtë masë Athina e ka shtyrë deri më 30 shtator.

Vendimi është botuar edhe në Fletoren Zyrtare duke bërë  që Greqia të shtyjë edhe njëherë masat për sa i përket situatës nga koronavirusi.

Sa i përket rregullave, ato vijojnë të jenë të njëjta, teksa nga pikat kufitare lejohet të hyjnë për në Greqi shtetasit grek, punëtorët sezonalë dhe shqiptarët me leje qëndrimi.

Atyre u duhet me vete test negativ për COVID-19 që është bërë jo më herët se 72 orë në një nga laboratorët e certifikuar në Shqipëri nga MSH si dhe autorizimi PFL nga pala greke.

LEXO EDHE:

Greqia vendos tjetër masë shtrënguese për kalimin e shqiptarëve në kufi