Mbërrijnë në Rinas 50,000 doza të vaksinës AstraZeneca

55

Kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 50,000 doza të tjera të vaksinës anti-Covid, AstraZeneca.

Vaksinat janë pritur në Rinas nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Ambasadori i Indisë, Rahul Shrivastava, u shpreh se është i lumtur që mundën t’i sjellin vaksinat në kohë:

“Jemi shumë të kënaqur që kemi pasur mundësinë t’i sjellim në kohë vaksinat në Shqipëri.  Sepse, siç po i thosha ministres, rastet në Indi janë duke u rritur dhe ne e kemi pezulluar eksportimin e vaksinave për vendet e tjera. Por, Shqipëria është një mik i veçantë…”

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.