“Mbroja modelet që ndiqeshin nga burrat”, supermodelja e mbuluar largohet nga pasarelat

71

Halima Aden u kthye shumë shpejt në një nga emrat më të kërkuar të pasarelave. Halima është modelja e parë e cila në çdo sfilatë ka dalë e veshur me hijab, duke refuzuar kategorikisht ta hiqte për shkak të besimit të saj musliman.

Duke parë ecurinë e Halimës, edhe modele të tjera muslimane filluan të ndiqnin rrugën e saj, por tashmë Halima është tërhequr një herë e mirë nga bota e modës.

“Këto vajza po ndjekin hapat e mia.Shumë prej tyre janë të reja. Edhe në festat ku merrnin pjesë, gjithmonë më dukej vetja si një motër e madhe që kujdesesha për modelet me hixhab, pasi mund të ishin të rrethuara nga një grup burrash që i ndiqnin. Dhe kjo mua nuk më dukej mirë,” është shprehur Halima. Ndërkaq, ajo ka hequr dorë edhe nga të qënit ambasadore e UNICEF, pasi sipas saj me historinë e saj të “vajzës së bukur dhe të guximshme muslimane” u abuzua jashtmase nga OJQ-të.

/Descript.al/