Mbyllja e pikës kufitare të Kapshticës/ Greqia: Shqiptarët falsifikojnë përgjigjet negative të testeve

90

Pala greke ka ndaluar prej mëngjesit të ditës së sotme deri në datën 04.12.2020 hyrjen në Greqi nga pika kufitare e Kapshticës në Korçë.

Nga sot Kapshtica do të jetë e bllokuar dhe nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve.

Fillimisht pala greke u shpreh se shkak ishte bërë rritja e numrit të infektuarve me koronavirus në zonën e Selanikut.

Sipas ABC News, mediat në Athinë shkruajnë se autoritetet greke janë shqetësuar nga informacionet se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë, të cilët falsifikojnë përgjigjet e testeve negative PCR, gjë që sipas tyre ka ndikuar në “ngarkesën e rëndë epidemiologjike”.

“Testet e falsifikuara janë kthyer në “industri” në Shqipëri. Ata po rrezikojnë jetën e njerëzve për të fituar disa euro” shkruan Star.gr.

Media greke vijon më tej duke theksuar se “shumë prej tyre duan të kurohen në spitalet greke pasi nuk kanë besim në sistemin shëndetësor shqiptar”.