“Më ngacmoi seksualisht”, Fjoralba Ponari tregon për herë të parë se çfarë i ka ndodhur gjatë emisionit

766

Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më simpatike të ekranit shqiptar. Ajo prej disa sezonesh është pjesë e ekranit të ‘Top Channel’ dhe ka fituar menjëherë vëmendjen e publikut. Ajo është mjaft e hapur me fansat në rrjete sociale ku ju ju përgjigjet shpesh pyetjeve të tyre dhe flet lidhur me shumë tema.

Pak kohë më parë me anë të opsionit ‘Ask’ në Instagram Story moderatorja tregoi se ishte ngacmuar nga kolegët në punë dhe madje edhe nga persona të martuar, të cilëve ju ka kërkuar ‘të mbledhin pëllumbat’.

Ndërkohë lidhur me këtë çështje ajo ka zbuluar ditën e djeshme teksa ishte ftuar në emisionin ‘E Diell’ se  i është dashur të përballet me një moment tejet të vështirë pasi një nga të ftuarit në emision e ka ngacmuar seksualisht.

“Kur kemi qenë ne te ‘Top Arena’, ku ka qenë eksperienca e parë e vërtetë e imja televizive. Nuk kisha eksperiencë, nuk dija si të sillesha në momente të caktuara dhe kam pasur një personazh të ftuar që ishte pa filtra, dhe në prapaskena gjëja shkoi gati në ngacmim seksual.

Pas kësaj kam marrë në telefon Ervin Kurtin, kam qarë me kokërr të lotit. Pa i thënë askujt, kisha vendosur që të largohesha nga Top Arena. Por Ervini më tha ka shumë që shkelin mbi gjemba, por do ia marrësh dorën. Domethënë ka qenë ai që më ka psikologjisur dhe më ka kthyer në shina”, tregoi Fjoralba, duke zbuluar një nga sekretet e karrierës së saj të cilin nuk e kishte treguar më herët publikisht. /Descript.al/