Me shqiponjën dykrenare në unazë/ Gala Aliaj mahnit Belgjikën, fiton “The Voice Kids”

910

Gala Aliaj, vajza e artistit shqiptar Robert Aliaj ka shkëlqyer mbrëmjen e kaluar në “The Voice Kids” në Belgjikë, duke u shpallur fituese e këtij kompeticioni.

Këngët që i dhanë fitoren mbrëmjen e së premtes ishin ‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.Ndërkohë përveç talentit në këndim, Gala është edhe shumë patriotike. Këtë e ka shprehur më së miri, ku në këtë natë të madhe për të në dorë mbante një unazë me shqiponjë.