“Më thonë kanë hequr energjinë”/Basha flet pa mikrofon në zonën e “Don Boskos”

56

Gjatë ndalesës së tij në zonën “Don Boskos”, kryedemokrati Lulzim Basha u desh të sforcohej në fjalimin para mbështetësve të tij për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Basha u shpreh se mazhoranca mund të heqë energjinë por drita dhe ndryshimi në 25 prill është i pashmangshëm.

Siç e shikoni nuk kam mikrofon, më thonë nuk ka drita, kanë hequr energjinë. Ata mund të heqin energjinë, siç i kanë lënë në errësirë tetë vite Shqipërinë edhe 5 apo 6 ditë të tjera, po për 10 ditë energjia për ndryshim do të ndezë dritën e shpresës. Në 25 prill numrin 9. Bashkë për ndryshim, Shqipëria fiton”.