Me zërin që i dridhet, djali i Koço Devoles flet mes lotësh për herë të parë pas ndarjes nga jeta të të atit

401

Djali i aktorit të ndjerë, Koço Devole, Genci Devole ka reaguar sot mes dhimbjesh teksa ka folur për ndarjen nga jeta të të atit.

Me fjalët që i mungojnë dhe zëri që i dridhet, ai thotë se babai i ka lënë një boshllëk të jashtëzakonshëm.

Një baba i mrekullueshëm, një gjysh i përkryer, një bashkëshort i devotshëm. Vepra e tij …më mungojnë fjalët nuk di si ta shpreh. Një boshllëk i jashtëzakonshëm”, tha djali i Koço Devoles, i cili vijoi më tej duke shtuar se, babai i tij, Koço Devole besonte që një artist nuk duhet të ngatërrohet me politikën që të kujtohet si i tillë.

“Kishte parasysh që po të ngatërrohesh me politikën do t’i humbje vlerat. Ai është i pastër dhe i qetë në shpirtin e tij.”, vijoi më tej Genci Devole.