Mediat bëjnë publik rastin, punonjësve shëndetësorë i kanë injektuar ujë fiziologjik në vend të vaksinës

406

Mediat italiane kanë bërë publik një incident që ka ndodhur në spitalin Rovereto, ku punonjësve shëndetësor i kanë injektuar ujë fiziologjik në vend të vaksinës kundër Covid-19.

Ngjarja mund të ketë përfshirë 5 ose 6 persona, por nuk dihet konkretisht se sa mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe kujt i është injektuar uji fiziologjik. Për të kuptuar këtë situatë, të gjithë punonjësit shëndetësor do të duhet të bëjnë testin serologjik, raporton Tgcom.

Të gjithë personat që janë vaksinuar atë ditë kanë marrë një telefonatë për të bërë testin e antitrupave. Në këtë mënyrë, do të kuptojnë se çfarë ka ndodhur me vaksinën dhe nëse ata kanë fituar imunitet prej saj.

Mediat lokale janë përpjekur që të kontaktojnë me kompaninë e shëndetësisë për të mësuar se çfarë ka ndodhur, por nuk kanë asnjë informacion. Sipas Il Dolomiti, ngjarja ka ndodhur më 15 Janar, po mbetet e paqartë nëse është përsëritur ditë të tjera.

Nuk dihet ende nëse autoritetet do të hetojnë për këtë skandal dhe për ngatërrimin e dozave të vaksinës kundër Covid-19 me ujin fiziologjik.