Mediat greke publikojnë FOTO rrëqethëse të autobusit të udhëtarëve të ngarkuar me arkivole të viktimave nga Covid-i

1029

Pamje rrëqethëse janë ato që janë fotografuar nga një qytetar me celularin e tij, ku sipas mediave greke, një autobus i afrohet disa çadrave në Stamboll dhe më pas arkivole me trupa të pajetë nga COVID-19, po ngarkohen në të.

Të dyja fotot që po qarkullojnë në internet i japin rastin Kryetarit të Komunës së Stambollit dhe kundërshtarit politik të Erdoganit, për të bërë publike sigurinë e tij se edhe sot shteti dhe qeveria nuk japin fakte reale për rrjedhën e Pandemisë.

Gjithnjë sipas mediave greke, vetëm të mërkurën e 25 nëntorit autoritetet turke, të detyruara nga presioni politik dhe shoqëror, kryesisht përmes mediave sociale, filluan të japin disa fakte dhe shifra të besueshme.