Megi rrëqeth me fjalët nga Thumana: Si jetojnë kur i kanë ‘duart të lyera me gjak’. Nuk shkoj dot në varreza, dua drejtësi për mamin dhe vëllanë

188

Një ndër të mbijetuarit të tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, Bujar Çuka i cili humbi bashkëshorten dhe djalin kërkon drejtësi nga shteti për humbjen e saj.

Vajza e Bujar Çukës, Megi thotë se nuk mundet të shkojë në varreza dhe të shohë varrin e mamasë dhe vëllait të saj.

Si jetojnë kur i kanë duart të lyer me gjakun e 24 viktimave. Unë nuk jam e zonja të shkoj te varrezat të shoh varrin e mamit dhe vëllait tim. Shteti të vërë para përgjegjësisë ata persona që panë banesat që realisht ishin të pabanueshëm, të vendosen para drejtësisë dhe të marrin dënimin që meritojnë. Asnjë masë nuk është marrë sot pas një viti.  Kërkoj drejtësi asnjë më tepër për mamin dhe për vëllain tim ashtu si dhe për personat e tjerë që humbën jetën”, u shpreh Megi.

Bujar Çuka, i cili ka ngelur i vetëm me vajzën e tij Megin, shprehet se ngjarja tragjike është faj i neglizhencës së autoriteteve përgjegjëse.

Tërmeti i korrikut i dha shenjat e para, i shtatorit po ashtu, erdhën nga mini bashkia për dëmet. Më thanë që do dalësh nga shtëpia se është e pabanueshme, kam prit një muaj dy muaj tre muaj për shtëpi me qera asgjë s’u bë dhe ja ku jemi këtu.”, theksoi ai.

Nga ana e tij, kryedemokrati Lulzim Basha i cili ishte vizitoi familjen Çuka dhe të gjitha u zotua se do të bëhet gjithçka për t’i dhënë fund kësaj katastrofe në vazhdim.

“Jam këtu për ti shprehur ngushëllimet e mia Bujarit dhe Megit dhe të gjitha familjeve shqiptare që humbën të dashurit e tyre në tërmetin e 26 nëntorit sot një vit më parë. Shumica e familjeve vazhdojnë të jetojnë në kushte shumë të vështira, një pjesë e tyre akoma në çadra. Një pjesë e tyre janë detyruar të futen në shtëpi të pasigurta, njësoj si ato që shkaktuar tragjedinë e Thumanës.  Gjendja e tyre ekonomike është shumë e vështirë. Ata janë dyfish të kërcënuar nga pandemia për shkak të mungesës së elementëve bazë higjeno sanitare. Sot bashkë me ngushëllimet e mia dhe me dëshirën për ti dhënë forcë dikujt në emër të gjithë shqiptarëve dua të shpreh dhe njëherë indinjatën që 1 vit më pas kemi shumë fjalë e pak punë, kemi premtime të pambajtura, kemi mijëra familje që gjenden në një situatë shumë të vështirë pas tërmetit, me gjendje ekonomike të rrënuar. Dua të zotohem në një vjetor të tërmetit që do të bëjmë gjithçka që ti japim fund kësaj katastrofe në vazhdim. Do të bëjmë gjithçka që njerëzit e dëmtuar  nga tërmeti të marrin ndihmën e merituar dhe jo vetëm fjalë dhe premtime boshe”, u shpreh Basha.