Melisa, Ana apo Mevlani? Ja kush nuk duhet të këndojë më sipas Sindit

99

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Abc e Pasdites”.

Gjatë intevistës, ajo u pyet rreth çështjes së virgjërisë së saj, e cila ka qenë goxha e përfolur.

“Unë zgjodha që të isha tërësisht e sinqertë. Përderisa unë shkova në një program dashurie dhe zgjodha që të jem totalisht transparente dhe me djemtë që kisha përpara po edhe me publikun. Unë e dija shumë mirë që nuk do merrja pikë dhe do isha më e sulmuara. Unë nuk e thashë, unë u pyeta.”

Po ashtu, Sindi dha edhe mendimin e saj për të gjithë ish-konkurrentët e emisionit të dashurisë të cilët kanë bërë këngë.

“Muzika është një profesion shumë I vështirë dhe ti nuk mund të zgjohesh një ditë dhe të thuash unë jam këngëtare. Jam shumë e sigurt që këta personazhe nëse nuk do kishin qenë në Përputhen nuk do kishin marë asnjë mijë klikime”.

E pyetur se mes Melisës, Mevlanit dhe Anës kujt do ti kërkonte të mos këndonte më, Sindi u shpreh:

“Të treve. Është e tmerrshme.”

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.