Merkel e kënaqur nga rënia e rasteve me Covid-19, por e shqetësuar për variantin Delta

46

Një përmirësim i fundit në numrin e rasteve të reja të koronavirusit në Gjermani është i kënaqshëm, tha Kancelarja Angela Merkel të enjten por ajo paralajmëroi se pandemia nuk ka mbaruar dhe rreziku nga varianti Delta, i përhapur në Britani, është shqetësues.m, raporton Reuters.

“Zhvillimi në drejtim të numrave është jashtëzakonisht i kënaqshëm,” u tha Merkel gazetarëve pas bisedimeve me udhëheqësit

e 16 shteteve federale të Gjermanisë.

“Por nuk duhet të harrojmë se koronavirusi nuk është zhdukur dhe ajo që na shqetëson është i ashtuquajturi varianti Delta që është përhapur në Britani,” shtoi ajo.

Ajo tha se kufizimet e udhëtimit të vendosura në Britani dhe Indi ishin justifikuar sepse varianti u përhap shpejt.

Në maj, Gjermania shpalli Britaninë dhe Irlandën e Veriut rajone me rrezikshmëri të lartë, duke kërkuar që kushdo që hyn në vend nga Mbretëria e Bashkuar të karantinohet për dy javë pas mbërritjes.

Aktualisht, rreth 2.5% e rasteve pozitive të koronavirusit në Gjermani janë të lidhura me variantin Delta, tha Merkel.

Gjermania është në garë kundër virusit me vaksinime dhe është e domosdoshme të maksimizohet mbrojtja ndaj variantit Delta me inokulimet, tha ajo.

Pas një fillimi të ngadaltë, ritmi i vaksinimeve është rritur në Gjermani, me rreth 47% të popullsisë prej rreth 83 milion njerëz që kanë marrë të paktën një dozë dhe 24% të vaksinuar plotësisht.

Merkel tha se vaksinat përforcuese duhet të fillojnë për njerëzit e moshuar në vjeshtë.

Shumë kufizime janë hequr në të gjithë vendin në javët e fundit pasi numri i infeksioneve të reja ka rënë. Numri i rasteve të reja u rrit me 3,187 në 3,7 milionë banorë, tha të enjten Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive. Gjermania ka një numër vdekjesh prej 89,585.

Udhëheqësit diskutuan se si të organizohen ngjarje të mëdha në të ardhmen, duke përfshirë ndeshjet sportive por nuk arritën asnjë marrëveshje.

“Kemi një verë përpara që ka shumë mundësi, por nuk duhet të jemi të shkujdesur, duhet të vazhdojmë të shikojmë situatën nga afër,” tha Merkel.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016