Merkel mbështet ashpërsimin e masave për uljen e rasteve me Covid-19

34

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbështet kërkesat për një bllokim afatshkurtër dhe të ashpër në Gjermani për të frenuar përhapjen e koronavirusit pasi normat e infeksionit janë shumë të larta, tha të mërkurën një zëdhënëse e qeverisë gjermane.

Gjermania po lufton për të trajtuar një valë të tretë të pandemisë dhe disa udhëheqës rajonalë kanë bërë thirrje për një bllokim afatshkurtër dhe të ashpër ndërsa vendi përpiqet të vaksinojë më shumë njerëz, raporton Reuters.

“Çdo thirrje për një bllokim afatshkurtër të njëtrajtshëm është e drejtë,” u tha gazetarëve zëdhënësja e qeverisë Ulrike Demmer, duke shtuar se Gjermania po regjistron një numër në rritje të pacientëve në kujdesin intensiv.

“Ne kemi nevojë për një incidencë të qëndrueshme nën 100,” tha ajo, duke iu referuar numrit të rasteve mbi shtatë ditë për 100,000 banorë. Aktualisht është 110.1, sipas Institutit Robert Koch.

Ajo gjithashtu tha se qeveria po shqyrton nëse duhen vendosur masa në të gjithë vendin, se sa në rajone.

Ndërsa disa shtete kanë vendosur mbikëqyrjen e orëve të natës gjatë Pashkëve, të tjerat po eksperimentojnë me disa lehtësime të kufizimeve.

Shumica e 16 kryeministrave të landeve të Gjermanisë ishte kundër për të mbajtur më herët bisedimet e planifikuara për 12 prill se çfarë veprimi do të ndërmerrte.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 9,677 të mërkurën, duke e çuar totalin në më shumë se 2.9 milion, tha Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive. RKI ka paralajmëruar që numrat mund të mos tregojnë ende pasqyrën e plotë pasi jo të gjitha rastet janë regjistruar gjatë Pashkëve. Rreth 77,401 njerëz kanë vdekur.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016