Merr fund bojkoti i futbollit, flet Duka: Ja kur starton Superliga dhe Kupa e Shqipërisë…

60

Kreu i FSHF-së, Armando Duka njoftoi në një deklaratë për mediat mesditën e sotme se, të mërkurën do të nisin ndeshjet e kampionatit, ndërsa ditën e diel do të nisin ndeshjet e Kupës.

Duka tha se diskutimet me qeverinë do të vijojnë, deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave.

Pas reagimit të deputetit Fidel Ylli, i cili ishte negociator i qeverisë, ku shprehej se 4 kërkesat e klubeve janë në tryezën e kryeministrit dhe futbolli duhej të fillojë, ditën e sotme Liga Profesioniste ka bërë një mbledhje me klubet e Superiores, ku është vendosur që kampionati të fillojë ditën e mërkurë më 4 tetor.