Merret vendimi/ Do të kastrohen kimikisht 25 pedofilë

221

Një total prej 25 pedofilësh po presin të kastrohen kimikisht në Kazakistan.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri në fund të këtij viti numri i pedofilëve të kastruar mund të arrijë në 95, me një kosto 178 paundë për secilin.

41-vjeçari Yerkinbek Alimebdov, i cili përdhunoi 2 nxënëse shkolle, u bë personi i parë i dënuar me kastrim kimik në vitin 2019.

Ndonëse ai bëri thirrje për ndalimin e kësaj procedure, duke e konsideruar si barbare, qeveria e Kazakistanit beson se përdorimi i kastrimit kimik të detyruar do të ulë krimet seksuale ndaj të miturve.

Një infermiere, e cila merret me kastrimin e pedofilëve në një spital burgu, pohoi se Perëndimi duhet të ndjekë shembullin e shtetit ish-Sovjetik pasi këta persona duhet të marrin dënimin maksimal, shkruan TheSun.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.