Merrnin nga 500 euro për provim/Lirohet sekseri, mbetet në burg pedagogu korçar

105

Sekseri Xhevi Dervishi, i cili siguronte lekët e studentëve për pedagogun Alket Dino ka marrë masë sigurie “arrest shtëpie”, duke përfituar edhe nga gjendja e tij shëndetësore.

Sa i përket pedagogut Alket Dino, ai vazhdon të jetë arrest me burg.

Ngjarja ka ndodhur në 23 shtator ku policia pas një hetimi 1 mujor arrestoi pedagogun e Fakultetit te shkencave të Natyrës dhe humane, Alket Dino, së bashku me sekserin dhe njëkohësisht mikun e tij, Xhevi Dervishi nën akuzat për korrupsion.Kanë qenë Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK, te cilët kane bëre të mundur arrestimin në flagrancë të këtyre shtetasve mbrëmjen e 23 shtatorit. Ata akuzohen se merrnin deri në 500 euro për provim.