Meta publikon foton krah Kryemadhit, uron besimtarët për Ditën e Pashkëve

151

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkës.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shpërndan përkrah urimit edhe një foto me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Urimi i Presidentit:

Gëzuar Pashkën!

Drita e kësaj Dite të Shenjtë të ngrohë zemrat dhe të ndriçojë gjithmonë familjet tuaja me shpresë, mbarësi dhe gëzim!