Mevlani është i martuar në Gjermani?

79

Kohët e fundit rrjeti ka “zier” nga lajmi se Mevlani është i martuar në Gjermani dhe pikërisht kjo ka qenë një ndër temat që është disktuar në episodin e sotëm të programit “Për’puthen”.Nëpërmjet rubrikës së pyetjeve nga publiku, Mevlani tha se ka qenë i martuar për letra, por Ledjana ka qenë e informuar për këtë gjë. Ai e pranoi këtë fakt pa zbuluar detaje të tjera.


Kujtojmë se në muajin mars, pas shumë takimesh Ledjana dhe Mevlani u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin në “Për’puthen”. Tashmë marrëdhënia mes tyre është akoma më e fortë dhe dita ditës dyshja afrohen akoma më shumë bashkë. Në rrjete sociale ata shfaqen të pandarë nga njëri-tjetri dhe nuk mungojnë dedikimet e dashurisë.