Ministri i Ekonomisë jep dorëheqjen

69

Ministri i Ekonomisë në Kosovë, Blerim Kuçi, raportohet se ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Kuçi, në një prononcim për mediat e Kosovës.

Kuçi ka thënë se do të jetë pjesë e Shtabit dhe jo kandidat për deputet.

“Unë vet kam kërkuar të lirohem nga detyra, pasi nuk mundem në një Ministri kaq të rëndësishme të kryej detyrat e mia si ministër dhe të angazhohem në fushatë. Nuk do të jem kandidat për deputet, por pjesë e Shtabit”, tha ai.