Miratimi i buxhetit/ Arben Malaj: Rrezikohemi që paratë të shkojnë për një marketing partiak elektoral, se sa për sfidat e qytetarëve

85

Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj, përmes një interviste të dhënë për televizionin FaxNews, ka analizuar buxhetin e miratuar nga parlamenti për vitin 2021. Malaj thekson se për shkak të pandemisë kemi një rënie të aktivitetit ekonomik dhe rritje të papunësisë.

Sipas tij ka tre ngjarje të cilat do të ndikojnë në buxhet, ku e para është ndihma ekonomike e punonjësve të Rafinerisë së Ballshit, e dyta ka të bëjë me rimbursimin e barnave të Covidit, si dhe e treta është një paketë ekonomike për të papunët krahas masave të reja antiCovid, e cila aktualisht është inekzistente nga qeveria.

Gjithashtu ish-ministri shprehet se buxheti do të synojë të jetë një marketing partiak për zgjedhjet e ardhshme, se sa një buxhet që ndihmon qytetarët për sfidat e jetës së përditshme.

Për shkak të pandemisë kemi rënie të aktivitetit ekonomik, pra rritje të papunësisë dhe varfërisë, si dhe njëkohësisht na duhet të shpenzojmë më shumë dhe të investojmë më shumë. Ajo që do duhej të qartësohej në debatin në parim, ose nen për nen, do të ishte dhe krahësimi i alternativave që do të jepte dhe opozita parlamentare, gjë që mungoi në trajtën e një propozimi të strukturuar.

Duket se tre ngarjet e fundit, siç ishte leksioni i demokracisë që erdhi nga greva e Ballshit, ku punonjësit fituan të drejtën e trajtimit social, marrja parasysh e propozimit të opozitës parlamentare për rimbursimin e barnave Covid. Kjo erdhi edhe pas apelit të Bankës Botërore se shqiptarët po shpezonin të ardhurat për mbijetesë për kujdesin shëndetësor.

E treta është për t’u habitur, por vetëm në Shqipëri ndodh që ndërsa u prezantuan masat antiCovid, qeveria nuk ishte e gatshme të prezantonte një paketë për të papunët, për të varfërit dhe për shtresat në nevojë.

Rrezikohemi edhe për shkak të fushatës elektorale të kemi një buxhet i cili do të synojë një marketing partiak, se sa një përballim me sfidat që do të kenë shqiptarët në jetën e përditshme”, tha Malaj.