Miss-i rrëfen abortin dhe mëmësinë në moshë të re

247

Françeska Mustafa është shpallur Shoqëruesja e Parë e Miss Universe Albania 2020. Bukuroshja ka qenë e ftuar ditën e sotme tek “Rudina”, ku ka treguar disa nga momentet më të vështira por edhe ato më të bukurat të jetës së saj private.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Françeska (@franceska.mustafa) on

Françeska është bërë nënë për herë të parë në moshën 20 vjeçare, duke sjellë në jetë vogëlushin e saj Priam. Mirëpo, shoqëruesja e Miss-it, ka patur edhe një eksperiencë të trishtë, abortin e një fëmije.

“19 vjeç unë kam mbetur shtatzënë, sapo mbusha 20 linda. Lindi Priam i cili tani është 3 vjeç. Unë kam dashur vetë të impenjohem për rritjen dhe shëndetin e Priamit. Unë dy vite që kur ka lindur Priami kam qenë duke iu përkushtuar atij. Kam dashur të jem prezente në jetën e tij derisa të arrinte këtë moshë. E kam zgjedhur vetë dhe e kam shijuar shumë. Më ka privuar nga disa gjëra, por e kam zgjedhur vetë ta bëj. Nuk kam asnjë peng, sepse kam tim shoq që më ka sjellë në jetë gjithmonë atë që unë kam dashur. Dëshirën për t’u bërë nënë e kam pasur më të hershme dhe shumë pak njerëz e dinë këtë. Unë kam pasur një shtatzëni para Priamit, kam qenë në moshën 18 vjeç. Unë mbeta shtatzënë dhe e kishim shumë merak atë fëmijë dhe mezi e prisnim, por ai fëmijë nuk ishte ngjizur ashtu siç duhej dhe dështoi në muajin e tretë. Kur unë vajta të bëja vizitën për të dëgjuar rrahjet e zemrës që mezi e prisja, nuk i kemi dëgjuar. Ata thanë që fëmija duhet hequr, por unë nuk e bëra abortin. Ecja gjithmonë me shpresë, por fëmija pas dy javësh u shpërbë vetë dhe aty lindi akoma më shumë dëshira për të bërë një fëmijë tjetër. Neve na mbeti shumë peng, e kemi vuajtur shumë atë pjesë sepse aborti ndodhi një ditë para fejesës sonë, por e kalova mire, sepse kam pasur pranë njerëzit që i kam dashur,”është shprehur Françeska.

/Descript.al/