Mjegulla e dendur, ARRSH ka një thirrje për shoferët

91

Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok.

Apeli i ARRSH ka ardhur si pasojë e prezencës së madhe të mjegullës në disa akse rrugore.

Njoftimi-Në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok ka prezencë të madhe mjegulle, e cila sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Përdoruesit e rrugës, që janë duke udhëtuar/kaluar drejt këtyre akseve të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.