Mjekët zbulojnë një tjetër dëmtim serioz te Preng Gjini, shënjestra e atentatit me eksploziv do i nënshtrohet një tjetër operacioni

84

Preng Gjini, 51-vjeçari i cili ishte shënjestra e atentatit me eksploziv, të ndodhur pasditen e së hënës në Tiranë ka marrë dëmtime edhe në sy.

Në komunikimet e para të mjekëve të spitalit të Traumës, u raportua se si pasojë e shpërthimit të automjetit, Gjini ishte plagosur rëndë në të dyja këmbët por edhe në organet e brendshme.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale që ka zgjatur për disa orë, këtë të mërkurë gjendja e 51 vjeçari raportohet të jetë e stabilizuar.

Mëngjesin e sotëm, pas disa kontrollove mjekët kanë zbuluar se Gjini do duhet ti nënshtrohet edhe një tjetër ndërhyrjeje, këtë herë në të dy sytë pasi ka dëmtime.

Automjeti me të cilin udhëtonte Gjini u shkatërrua thuajse plotësisht në pjesën e përparme.