Mjeku amerikan tregon se çfarë shohin për herë të fundit njerëzit që vdesin nga koronavirusi

647

Mjeku Kenneth Remy nga Missouri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rrëfyer se si duken momentet e fundit të një pacienti që vdes nga koronavirusi.

Ai ka publikuar një video ku tregon se si janë momentet e fundit të pacientëve që ndërrojnë jetë nga Covid, ndërsa uron që momentet e fundit të jetës të mos jenë të tilla si ata që vdesin nga koronavirusi.

Ju lutem, më dëgjoni. Nuk dua të jem personi i fundit që do ta shikoni me ata sytë e juaj. Kështu duket kur merrni frymë 40 herë në minutë, dhe kur niveli i oksigjenit ka rënë nën 80. Kështu do të duket. Shpresoj që momentet e fundit të jetës nuk do t’ju duken kështu. Sepse këtë do ta shihni në fund të jetës, nëse nuk fillojmë të mbajmë maska”- paralajmëron mjeku amerikan.


Ai ka shtuar është shumë e rëndësishme të respektohet distanca fizike.