“Mos i rëntë njeriu”, ish-kapiteni i Tiranës rrëfen betejën me tumorin

178

Gentjan Muça, ish kapiteni i ekipit të Tiranës, rreth 4 vite më parë ka fituar betejën me tumorin. Futbollisti i njohur u diagnostikua asokohe me një masë tumorale beninje, te qafa e femurit të majtë. Gjatë një interviste të dhënë ditën e sotme, Muça rrëfeu vështirësitë e asaj periudhe, të cilën fatmirësisht tashmë e ka kaluar.

“Është e vërtetë që një sprovë e tillë mos i rëntë asnjë njeriu. Në të tilla raste gjëja e parë që duhet është durimi, që na sprovohet. Nuk ka gjë më të madhe sesa një besimtari t’i dhurohet një durim i mirë, aq më tepër në të tilla raste, ruajtja e qetësisë. Të jesh besimtar nuk është e thjeshtë pasi duhet që çështjen tënde t’ia lësh në dorë vetëm Zotit,” u shpreh ai ndër të tjera.

/Descript.al/