Moti i keq në vend/ARRSH: S’ka më reshje. Akset janë të hapura, por përdorni zinxhirë

69

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nuk do të ketë më reshje dëbore në vend, por ka bërë thirrje që drejtuesit e automjeteve të përdorin zinxhirë.

INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE

Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.

Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

RAJONI VERIOR

Qarkullohet me zinxhirë:

Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

RAJONIO QENDROR

Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.

Qarkullohet me zinxhirë:

Qafë Priskë-Shëngjergj, Qafë Priskë Qafë-Mollë, Trau Djatit Teleferik, Lunik–Fushë Studë-Klenjë, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë.

RAJONI JUGOR

Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.