Muajit të shenjtë të Ramazanit i vjen fundi/ Besimtarët në pritje të festës së Fitër Bajramit

118

Rreth 1.6 miliardë besimtarë myslimanë në mbarë botën kanë respektuar Ramazanin, muajin më të shenjtë në kalendarin Islamik.

Festa e Fitër Bajramit sjell mbylljen e muajit të shenjtë, ku besimtarët agjërojnë midis agimit dhe perëndimit të diellit.

Bajrami, që do të thotë “festival” ose “festë”, ka për qëllim manifestimin e fundit të agjërimit, ku njerëzit kalojnë kohë me familjen e miqtë dhe luten.

Kur është Fitër Bajrami?

Tradicionalisht, Fitër Bajrami është një ditë pas gjysmëhënës së re. Vështrimi i hënës shënon fundin e Ramazanit dhe fillimin e muajit të ri të Shivalit, i 10-i në kalendarin islamik. Këtë vit, Bajrami festohet në 13 maj. Data ndryshon çdo vit sepse ndjek kalendarin hënor.

Çfarë është Fitër Bajrami?

Fitër Bajrami është prishja e agjërimit ose fundi i Ramazanit. Në kushte normale, kjo festë kërkon mbledhjen e familjarëve dhe miqve së bashku. Gjatë 2 ditëve të ardhshme besimtarët vizitojnë të afërmit dhe shkëmbejnë dhurata e ushqim.

Simbol i kësaj feste është dhurimi i fitrave ose i bamirësisë, shkruan TheMirror.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.